Kin Jong-un i ka bërë për ujë të ftohtë drejtuesit e lartë të vendit pas lajmeve se Covid 19 po përhapet edhe në shtetin e izoluar komunist. Ky pohim i rrallë mbi situatën reale të pandemisë në Korenë e Veriut, e cila deri vonë pretendonte se nuk kishte asnjë rast të koronavirusit, duket se vërtetoi dyshimet e ekspertëve.