Për të parën herë në pothuajse 30 vjet, forcat tokësore japoneze janë përfshirë në një stërvitje ushtarake gjigande, të cilën CNN e përshkruan si “përgatitje për një konflikt të mundshëm”. Që prej mesit të shtatorit, 100.000 vetë personel, 20.000 automjete dhe 120 avionë po marrin pjesë në manovrat e shtrira në zona të ndryshme të vendit. Fokusi i tyre është gadishmëria operative, thotë gjigandi mediatik.