Një grup kriminal që shiste armë zjarri është goditur nga policia e kryeqytetit. Tre anëtarë të grupit janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Artur Brahimaj, Ilir Zyberi dhe Artur Rushiti janë arrestuar si anëtarë të grupit të trafikut të armëve, ndërsa policia ka sekuestruar 5 armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tufinë dhe në Fresk.