Pas një hetimi dy mujor, policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal të përfshirë në trafikimin dhe shitjen e armëve të zjarrit. Policia ka ndaluar një automjet në vendin e quajtur “Rrethi i Freskut”, dhe pas kontrollit rezultoi se ishin fshehur 6 armë zjarri (pistoleta SigSauer) të dyshuara të trafikuara nga Mali i Zi, me qëllim shitjen në këtë zonë.