Sulmi i Rusisë mbi Ukrainën e pati të menjëhershem ndikimin në tregjet ndërkombëtare. Cmimi i naftës kapërceu menjëherë në mbi 100 dollarë për fuci, e frika e ndikimit që mund të kenë sanksionet mbi eksportet ruse të energjisë, shkaktuan tërmet në tregjet e aksioneve anembanë botës.