Top Channel/ “Çmendem kur dëgjoj ca që thonë…”, Rama zbulon planin për shelzongët
14/09/2024 10:26

Sezonin e parë të episodit të tretë të podcastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama e nisi me ata që i quajti “patronazhistë të Shqipërisë turistike”. “Dy protagonistë, në një farë mënyre gjysmë veteranë të historisë së rënies dhe pastaj shkëlqimit të turizmit në Shqipëri. Nga njëra anë Eltoni dhe nga ana tjetër Gladiola, dy qytetarë të një vendi që vijë nga dy eksperienca krejt të ndryshme në fushën e turizmit, por që kanë të përbashkët faktin që të dy kanë studiuar jashtë, për tu kthyer dhe filluar të ecin duke i hyrë detit në këmbë deri në momentin kur u hap qielli dhe tanimë gjendemi jo përballë të panjohurës, nëse do të bëhet ndonjëherë apo jo ky vend, apo do të ketë apo nuk do të ketë turizëm, ashtu si] e meriton ky vend. Por përballë sfidave të tjera, që janë sfida të një vendi që ka hyrë në një ligë tjetër, e po përballet edhe me çfarë sjell ky transformim. Që sjell të mira padiskutim, por edhe probleme që duhen adresuar”, u shpreh kryeministri. Kryeministri Rama foli për masat që do të merren për sezonin e ardhshëm veror, ku tha se përveç hoteleve, nuk mund të jepen më leje plazhesh për beach baret apo për resotantet. Rama tha po ashtu se edhe hotelet, do të marrin aq shezlonge sa kapacitet kanë në hotelet e tyre. “Përveçse se ata kanë hotele nuk mund të jepen më leje plazhesh për të ardhur një individ, një person juridik apo fizik, për të thënë dua këtë plazhin këtu do të vë beach bar e do të vë shezlonge. Mund të vësh beach bar por nuk ke shezlone. Mund të kesh restorant por nuk ke shezlong. Plazhi duhet shijuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe shijimi i plazhit mes atyre krevateve të ngjitur me njëri tjetrin është e pamundur. Nuk mund të kesh një hotel me 40 dhoma dhe të vësh 200 shezlonge e të marrësh popull aty e ti detyrosh të paguajnë. Do të vësh shezlonge për aq sa ke kapacitet! Natyrisht jo një për dhomë, dhe do të lësh distancë nga shezloni në shezlon. Nuk mund ti çosh shezlonet deri në breg, që njerëzit kur duan të kalojnë në breg ta kenë të pamundur ose të biejnë me not ose të dalin nga rruga e të mallkojnë veten që erdhën në plazh. Kështu do të krijojmë një fashë atë që kemi thënë të hapësirës publike në vijën e ujit e ti do të tërhiqesh prapa”– tha Rama.

Top Channel/ Berisha: Duhet bashkim në zgjedhje. Nuk do të bojkotojmë
13/11 19:45
Top Channel/ Ndryshon projekti i hekurudhës, stacioni i trenit spostohet 500 m larg aeroportit
13/11 19:42
Top Channel/ Studimi i PE, negociatat brenda 2027: Shqipëria në BE 2029-2030!
13/11 19:35
Top News- Arrestohet shqiptari në Kakavijë. Kërkohej nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash
13/11 17:54
Top Channel/ BE paralajmëron për kurthin rus/ Kallas kërkon armëpushim në Ukrainë
13/11 16:16
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channel/ Rindizet konflikti në Lindjen e Mesme: Irani sulmon radarin e SHBA-së në Bahrein!
13/11 16:10
Top Channel/ Homazh për Ibrahim Tukiçin. 100-vjetori i lindjes së tenorit të madh
13/11 16:10
Top Channel/ Moti i keq godet veriun e vendit. Pa energji Kukësi, përroi bllokon rrugën në Theth
13/11 16:02
Top Channel/ Rruga e shkatërruar në Kukës. Aksi Mamëz-Surroj-Arrën mes gropave dhe baltës
13/11 16:01
Top Channel/ 100 mijë shqiptarë me diabet, 50 mijë të padiagnostikuar. 10 mijë raste të reja në vit
13/11 16:01
Top Channel/ Pagat rriten nga mungesa e stafit. Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës
13/11 15:48
Top Channel/ Strehim social për 7 mijë familje.Miratohet në komision projektligji për kreditë e buta
13/11 15:45
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40
Top News- Bllokoi pagat e magjistratëve, sekretari i Financave thirret në SPAK: Zbatova ligjin!
13/11 15:33
Top Channel/ Kapen me armë dhe të dehur. Dy të rinj nga Thumana i bëjnë rezistencë policisë
13/11 15:23
Top Channel/ Mbetjet e Kurum, 6 në gjyq. Hetimet e 2816 tonëve mbetje të rrezikshme, drejt fundit
13/11 15:18
Top Channel/ 7 zarfe me para në shtëpinë e Vojës. Sekuestrohen mijëra euro në banesën e drejtorit
13/11 15:15
Top Channel/ SPAK heton pagat e gjyqtarëve. Një zyrtare e Thesarit pretendon kërcënim
13/11 15:13
Top News- 150 mijë euro të padeklaruara/ Kapen në kufirin Kosovë–Shqipëri në Vërmicë
13/11 15:02