Një kabllogram i CIA-s i botuar së fundi nga gazeta New York Times, nxjerr në pah problemin e madhe që ka pllakosur agjensinë amerikane të inteligjencës prej disa kohësh. Dhjetëra agjentë të saj, e sidomos informatorë janë burgosur apo ekzekutuar në pikat më të nxehta të globit, dhe dyshimet kryesore janë ato të një loje të dyfishtë.