Ish kryeministri Sali Berisha ka theksuar se nëse kreu aktual i PD, Lulzim Basha nuk e njeh Kuvendin Kombëtar dhe ndryshimin në statut, vetëpërjashtohet nga Partia Demokratike. Në konferencën për media, Berisha thotë se çdo demokrat duhet të respektojë vendimin e shumicës ose të zgjedhë rrugën e vetëlargimit.