Top Channel/ Çfarë i mori jetën 17-vjeçares në Gjirokastër? Nis hetimi për “shkaktim vetëvr*sje”
13/02/2025 20:02

Prokuroria e Gjirokastrës ka çelur sot procedimin penal “shkaktim i vetëvrasjes” për rastin e të miturës 17 vjeçare Ersi Meçollari, nxënëse e klasës së 10-të në gjimnazin “Siri Shapllo” të Gjirokastrës që dha fund jetës në banesën e saj pasditen e 10 shkurtit. Ngjarja fatale ndodhi pas një periudhe të gjatë vetëizolimi psikologjik dhe arsyesh për të cilat është duke u hetuar. Sipas burimeve nga prokuroria janë grumbulluar prova të shumta që besohet se do të çojnë drejt zbardhjes së të vërtetës. Provat janë me natyrë filmike ato të sekuestros si dhe transkriptime komunikimesh. Burimet zyrtare nuk kanë konfirmuar përmbajtjen e letrës e cila është duke qarkulluar në kanale të ndryshme por pranojnë që ka një letër të shkruar nga viktima e cila është pjesë e sekretit hetimor dhe mund të çojë drejt gjetjes së përgjegjësive për shkaktimin e vetëvrasjes. Deri tani prokuroria ka pyetur mbi 100 të mitur nxënës të shkollës “Siri Shapllo” kryesisht ata që e njihnin më mirë viktimën por rrethi do të zgjerohet me pyetjen e të gjithë nxënësve. Procesi sipas prokurores është i vështirë sepse bëhet fjalë për persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen në moshë të mitur nga 15-17 vjeç të cilët duhet të shoqërohen nga prindërit gjatë marrjes në pyetje. Gjithashtu po pyeten të gjithë mësuesit dhe stafi i shkollës, familjarë dhe persona që kanë dalë në vëmendje prej hetimeve deri tani. Ersi Meçollari u gjet në dhomën e saj pa shenja jete nga i ati disa orë pasi i kishte dhënë fund jetës. Deri tani shkolla, nxënësit apo familja kanë refuzuar të flasin për ngjarjen. Fillimisht u aludua për rrethana të ngarkesës emocionale për shkak të bullizimit në shkollë por hetimet po sjellin në dritë edhe elementë të rinj të panjohur të kësaj ngjarjeje.

Top News- Dënohen me burg ‘skifterët’ shqiptarë, ishin kthyer në tmerr për banorët e Francës
15/11 20:06
Top Channel/ Mbrojtja nga aflatoksina. Panariti: Siguria e qumësht, s’varet nga kontrolli i importit
15/11 19:40
Top Channel/ Gjyqtarët e Vettingut betejë për pagat. Padi në Kushtetuese si magjistratët
15/11 19:36
Top News- Vezë drejt eskortës së Ramës/ Arrestohen dy protestues, procedohen nëntë të tjerë
15/11 17:28
Top News- Goditet grupi i trafikut të kokainës/ Sekuestrohen kokainë, mjete luksoze dhe bizhuteri
15/11 15:30
Top Channel/ Historia e përjashtimeve në PS/Spiropali me Ndrecën e çojnë në 14 numrin e të larguarve
15/11 15:02
Top Channel/ Maratona e Tiranës, çmime edhe për grupin e garuesve me aftësi të kufizuara “Wee To”
15/11 14:44
Top News- Maratona e Tiranës mbledh 5800 garues/ Pjesë e garës edhe personat me aftësi të kufizuara
15/11 13:56
Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49