Gati 90% e mijëra raketave që u hodhën në drejtim të Izraelit nga Hamasi, sipas Ushtrisë izraelite u kapën nga sistemi mbrojtës raketor, ose siç njihet ndryshe nga Kupola e Hekurt. Kjo kupolë arrin të analizojë raketat në lëvizje dhe kur ato mund të paraqesin rrezik. Ushtria izraelite ka bërë të ditur se “kupola e hekurt” ka ndalur dhe shkatërruar 85-90 për qind të raketave që janë hedhur nga Hamasi mbi qytetet izraelite.