Vrima e ozonit mbi Polin e Jugut tani është më e madhe se Antarktida, pohuan shkencëtarë nga Shërbimi i Monitorimit të Atmosferës Copernicus i Bashkimit Europian. Ekspertët dhanë alarmin se pasi pësoi një rritje të konsiderueshme javën e kaluar, ajo është tani më e madhe se 75 për qind e vrimave të ozonit të viteve të mëparshme në të njëjtën fazë të sezonit që nga viti 1979 dhe faji sipas tyre, mund të jetë i ndryshimeve klimatike. Shtresa e ozonit, e cila gjendet nga 15 deri në 33 km mbi Tokë shërben si një shtresë mbrojtëse për planetin nga rrezet e forta ultraviolet të diellit.