Një ndër sektorët e goditur më rëndë prej pandemisë ishte turizmi. Por Bill Gates ka vendosur të investojë pikërisht aty. Miliarderi e “ka arkivuar Covidin”, thonë mediat e huaja dhe është kthyer në aksioner kryesor të zinxhirit të hoteleve të luksit “Four Seasons”. Me blerjen e fundit, Cascade Investement, shoqëria që menaxhon pasurinë e Gates, mori kontrollin e këtyre hoteleve të njohura, për të cilat ka paguar 2,2 miliardë dollarë kesh.