Ministrat e rinj të kabinetit Rama ngjitën shkallët e Presidencës për tu betuar mbi Kushtetutë para se të nisnin detyrën e re. Ministri i Mbrojtës Piro Vëgnu ishte i pari që bëri betimin me dorë mbi ligjin themeltar të shtetit. Më radhë, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha , i Financave Petrit Malaj dhe ne fund ministri i Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentit Taulant Balla u betuan se do të respektojnë ligjet e vendit ne kryerjen e detyrës së re.