Përgjegjësi i kufirit i Presidentit Donald Trump, Tom Homan, tha se nuk është i kënaqur me numrin e arrestimeve të bëra nga autoritetet e emigracionit në SHBA. “Ka më shumë emigrantë kriminelë që duhet të arrestohen. Numrat janë të mirë, për mua, jo mjaftueshëm të mirë, ne duhet të kryejmë më shumë arrestime”, u tha Homan gazetarëve nga Shtëpia e Bardhë.