Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht, pasi një çantë e mbushur me para u gjetë e fshehur në kroskotin e mjetit të transportit. Krahas angazhimit maksimal për t’iu ofruar shërbim korrekt, me etikë dhe të shpejtë, qytetarëve në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të Muriqanit në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Shkodrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Directions”.