Shumica e kineastëve shqiptarë patjetër i kanë kushtuar një film burrneshave. Një temë tërësisht shqiptare, e cila ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës, që nga televizionet e deri tek kinemaja. Megjithëse këto tema, që nga gjakmarrja e deri tek burrneshat, e kanë plotësuar misionin e vet për ti rrëfyer shikuesit të huaj një pjesë të kulturës sonë, sërish vazhdojë të riprodhohen e përsëriten.