38-vjeçari Marco Magagna u vra me thikë në kraharor një ditë më parë në shtëpinë e tij në provincën e Monzas në Itali. Autorja është partnerja e tij Stella Boggio, 33 vjeçe. Gruaja ka rrëmbyer një thikë kuzhine dhe ka goditur në gjoks burrin gjatë një debati të dhunshëm dhe më pas kontaktoi shërbimet e urgjencës, sipas medias vendase.