Gjykata e Durrësit la në paraburgim shtatë nga tetë të arrestuarit, që vepronin si grup kriminal për shpërndarjen e drogave të forta ndërsa vendosi "detyrim paraqitje" për të vetmen vajzë të arrestuar të grupit. Të akuzuar si anëtarë të dy grupeve kriminale që shpërndanin droga të forta në lokalet e Durrësit, 8 të arrestuarit u përballën me akuzat e ngritura nga organi i prokurorisë.