Përfundon seanca gjyqësore. Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri. Pas kësaj seance grupi i hetimit do të udhëtojë drejt kryeqytetit mbasi masa për të dytin e arrestuar për votat e Himarës, Pandeli Kokoneshi, do të mbahet në QSUT.