I mori jetën dy të moshuarve në Dropull, gjykata dënon Thoma Mastorën Thoma Mastora është dënuar me 30 vite burg nga Gjykata e Gjirokastrës për vrasjen e dyfishtë të çiftit të moshuar Kosta dhe Kleoniqi Ilia në fshatin Bodrishtë të Dropullit. Vendimi është dhënë këtë të mërkurë, më 4 nëntor 2026, në përfundim të procesit gjyqësor për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 2 maj 2024.Viktimat, Kosta Ilia, 84 vjeç dhe bashkëshortja e tij Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe, u gjetën të pajetë në banesën e tyre, me shenja dhune në trup. Për këtë ngjarje u arrestua Thoma Mastora, i cili dyshohej si autor i vrasjes së dy të moshuarve.