Reshjet intensive të borës kanë bërë që në Bulqizë të krijohet një shtresë e trashë dëbore, që arrin në një metra në zonat e thella. Gazetari Dëfrim Karaj, përmes aparatit sjell pamjen e u bukur, ku malet dhe pemët janë zbardhur tërësisht. Reshjet e dëborës kanë vazhduar dhe këtë të martë, teksa temperaturat shënojnë minus shtatë gradë celsius.