Të mbjellat e këtij sezoni në Myzeqe nuk po marrin shërbimin e duhur të plehërimit. Sipas fermerëve çmimet e inputeve bujqësore janë të papërballueshme. Ismet Prodani nga Dushku i Leshnjes tregon se nga dy sasi plehu qe duhet t’i kishte hedhur deri tani tokës e ka plehëruar vetëm një here, pasi çmimi i dap-it ka shkuar në 13 mijë lekë.