Shpenzimet e mbrojtjes ishin kryefjala e takimeve që drejtues të lartë të politikës europiane dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte zhvilluan në Bruksel, me në fokus prioritetet e përbashkëta të kësaj fushe. Në fund, ata ranë dakord për nevojën e rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen, duke nënvizuar se një sistem i përbashkët armatimi do të ulte ndjeshëm kostot.