Mbështetësit e yllit amerikan të popit Britney Spears u mblodhën sot para gjykatës në Los Anxhelos ndërsa ajo kërkonte t'i japë fund kujdestarisë, që i ka dhënë babait kontrollin e jetës të saj që nga viti 2008. “Çlironi Britney tani!” e “Dilni nga jeta e saj!”, thërrisnin ata. Spears foli hapur dje në gjyq mbi kufizimet që ai ka vendosur, si marrjen e detyruar të mjekimeve dhe ndalimin për të lindur fëmijë.