Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar ashpër në lidhje me vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për pezullimin e shitjeve të armëve. Ai e konsideron vendimin e qeverisë britanike si "të turpshëm". Disa ditë pasi Hamasi ekzekutoi gjashtë pengje izraelite, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pezulloi tridhjetë licenca armësh për Izraelin.