Top Channel/ Britania nis trupa shtesë drejt Kosovës, Vuçiç i “ankohet” sekretarit të Vatikanit!
18/09/2024 16:22

Më shumë se 300 trupa nga Mbretëria e Bashkuar do të dislokohen në Kosovë për ato që misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, i përshkruan si “stërvitje rutinë”. Manovrat do të zhvillohen nga 18 shtatori deri në fund të tetorit, thuhet në një deklaratë të KFOR-it, ku nuk specifikohet megjithatë vendi ku do të mbahën stërvijet, të cilave i bashkohet edhe kontingjenti britanik, nga Regjimenti Mbretëror i Jorkshërit. Aty nënvizohet megithatë se manovrat kanë për qëllim “të testojnë procedurat ekzistuese për dislokimin e shpejtë të trupave shtesë dhe integrimin e tyre në kuadër të misionit". Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka bërë të ditur, po ashtu, se stërvitjet do të mbështesin gatishmërinë e KFOR-it “për t’iu përgjigjur zhvillimeve të rëndësishme të sigurisë”. Njoftimi për dislokimin e trupave shtesë dhe për stërvitje vjen disa disa javë pasi KFOR-i zhvilloi atë që e quajti “trajnim” mbi urën e Ibrit, që ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shqiptarë dhe veriun e banuar me serbë. Ndërkohë, sekretari i Shtetit i Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, u takua në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic, me të cilin kanë diskutuar, mes tjerash, edhe për Kosovën. Vucic pohoi përmes një postimi në Instagram, se gjatë bisedës ka nënvizuar se “çështja e mbrojtjes, respektimit dhe përmirësimit të të drejtave të serbëve dhe të popullatës tjetër joshqiptare” në Kosovë është e rëndësisë kyçe për Serbinë, ndërsa shtoi se vendi tij e vlerëson lart qëndrimin e Selisë së Shenjtë karshi pavarësisë së Kosovës. Vatikani është një ndër vendet evropiane që nuk e njeh mëvetësinë e saj dhe insiston që zgjidhja e ngërcit në marrëdhëniet dypalëshe të arrihet vetëm përmes dialogut.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06