Britania do të dhurojë 100 milionë vaksinash për pjesën tjetër të botës, në luftën kundër pandemisë. Njoftimi u bë në kuadër të Samitit të 7 vendeve më të mëdha të botës që po zhvillohet në Angli. Dhurimi do fillojë brenda javësh dhe deri në shtator do jenë dhënë 5 milionë vaksina. Në një gjest grandioz ndërkombëtar, Kryeministri Johnson, si mikpritës i samitit të G7, që po zhvillohet në jugperëndim të Anglisë, ka deklaruar se vendi i tij do të dhurojë 100 milionë doza vaksinash deri në fund të 2022.