Stuhia e dhunshme e breshërit që goditi disa pjesë të Italisë, shkaktoi radhë të gjata trafiku dhe dëmtimin e disa makinave. Kokrra breshëri me përmasat e një grushti i shkatërruan automjeteve xhamat e përparmë. Incidenti i pazakontë gati sa nuk solli përplasje masive të makinave në njërën prej autostradave kryesore të vendit, ndërsa shkaktoi kaos e panik mes qytetarëve.