Top Channel/ Brazil, mungojnë sedativët, pacientët me Covid po intubohen ‘të gjallë’
15/04/2021 14:26

Mbi 360 mijë viktima nga Covid 19 shënon sot Brazili, një prej vendeve më të goditura prej pandemisë. Situata në shtetin amerikano-jugor sa vjen e përkeqësohet. “ Sistemi shëndetësor është në prag kolapsi. Mungojnë sedativët, pacientët na luten të mos i lëmë të vdesin”, rrëfen një infermiere në Rio de Janiero. Mangësitë në furnizimin me sedativë po kthehen në një sfidë të vërtetë për mjekët që janë në frontin e parë të luftës me sëmundjen. Infermierja , e cila punon në spitalin Albert Schweitzer, thotë se disa pacientë janë intubuar pa qetësues, me duart të lidhura pas shtratit. “Ventilimi mekanik pa qetësues, është një torturë e vertete për të sëmurët”, rrefeu me dhimbje mjeku i repartit të terapisë intensive, Aureo do Carmo Filho. Një infermiere që preferoi të mos identifikohej, e cila punon në një tjetër spital, Sao José, pohoi se 125 paziente me Covid, kanë ndërruar jetë për shkak të mungesës së sedativëve. “ Nuk kemi ilace; ne punonjësit shëndetësorë asistojmë të dëshpëruar, qajmë sepse nuk bëjmë dot asgjë. Nuk kemi as shiringa të mjaftueshme”, rrefen ajo. Vetëm gjate 24 oreve te fundit, në Brazil janë shënuar gati 3.500 vdekje nga koronavirusi, i cili po perhapet pa fre në të gjithë territorin e vendit, pavarësisht masave kufizuese.

Top Channel/ Mbretëria e Bashkuar më pranë rikthimit në BE
19/11 23:25
Top Channel/ Rusi-Ukrainë, bota flet për paqe por sulmet shtohen
19/11 23:22
Top Channel/ Trump “presion” BE: Mjaft hodhët miliarda për një luftë
19/11 23:20
Top News- Bombardimi i urës së Krimesë/ Putin zotohet për përgjigje ‘të dhimbshme’ ndaj Ukrainës
19/11 23:00
Top News- Skenarë për sulme të reja amerikane/ Trump për Iranin: Do të shohim pas 1 janarit
19/11 22:57
Top Channel/ Anthropic trondit Wall Street! Vlerësohet më shumë se SpaceX
19/11 22:48
Top News- Refuzohet ‘Jalta 2.0’,Evropa i del kundër Trump, Putinit e Xi: Ukraina s’negociohet pa ne!
19/11 22:48
Top Channel/ “Ndihem budalla”! Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët
19/11 22:33
Top Channel/ Pse Shtëpia e Bardhë konfiskoi telefonat e gazetarëve në Air Force One?
19/11 22:29
Top Channel/ Alarm në Skoci, policia kërkon ndalimin e shitjes së skuterëve elektrikë!
19/11 22:26
Top News- Putin paralajmëron Ukrainën dhe BE: Bëni kompromis ose do të përballeni me realitet të ri
19/11 22:09
Top News – Huthët sulmojnë Riadin. Goditet rrokaqielli, alarm në Arabinë Saudite
19/11 21:00
Top News- Bosnja i ndalon hyrjen Radoiçiç/ Konsiderohet kërcënim për sigurinë kombëtare
19/11 19:00
Top Channel/ Van Gogh, rekord 190 milionë dollarë, marrëveshje me trashëgimtarët hebrenj
19/11 15:38
Top Channel/ Takimi me Xi dhe Putin, Trump: Po shkruajmë historinë, bashkë për paqen!
19/11 15:16
Top Channel/ Trump, Xi e Putin me deklaratë paqeje: “Luftën bërthamore nuk e fiton askush”!
19/11 15:00
Top News – Gjenocid kundër myslimanëve Rohinga / Gjykata më e lartë e OKB-së dënon Mianmarin
19/11 14:56
Top News – Luftë me Iranin pas 1 janarit… / Trump: Do të shohim çfarë do të ndodhë
19/11 14:55
Top News – OKB, së shpejti pa udhëheqës / Gara për të gjetur pasuesin e Guterres ngec në vend
19/11 14:39
Top News – Bombardues dhe valixhe bërthamore / Tre liderët ‘shkruajnë historinë’ në siguri maksimale
19/11 14:38