Rreth 880 burra dhe 201 gra u proceduan për mashtrim gjatë vitit të kaluar mbasi u akuzuan nga të afërmit e tyre dhe miqtë se shpërdoruan besimin duke i gënjyer e duke ju përvetësuar pasuritë një ndër to mos kthimi i borxheve . Kjo është shifra më e lartë ndër vite ku prokuroritë bazuar në kallëzimet e qytetarëve që pretendojnë se u është vjedhur pasuria nga të besuarit përmes gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit u bënë shkak për hapjen e dosjeve hetimore që dërgoi më pas në gjykatë 205 të pandehur.