Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell po shpreson t`i mbledhe bashke kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, për një takim para fundit të vitit. Pas takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, Borrell tha se pjesë e diskutimeve ishin edhe bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.