Një shpërthim tritoli ka tronditur Elbasanin pak pas mesnatës së të mërkurës. Ngjarja ndodhi në lagjen “Partizani” ndërsa tritoli u vendos pranë banesës së shtetasit Arbër Pepa. Nga shpërthimi nuk pati të lënduar, por dëme pësuan disa apartamente nga kati i parë në të tretin të pallatit.