Gati 55 milionë amerikanë në lindje të Shteteve të Bashkuara kërcënohen nga një stuhi e dhunshme dimërore, e cila do të kombinojë reshjet e dendura të borës dhe erëra të acarta duke nisur nga Charlotte në Uashington, në Nju Jork e Boston në orët e ardhshme. Rajone të tëra do të përballen me këtë “bombë të motit”, thonë mediat vendase.