Top Channel/ Boll me lojëra, politikani gjerman: “Europa të dalë hapur kundër ndryshimit të kufijve”
07/05/2021 12:22

Politikani i partisë Të Gjelbrit Manuel Sarrazin i mëshoi rëndësisë së një politike të koordinuar gjermano-franceze për Ballkanin Perëndimor. I pyetur nga DW lidhur me non-paperin për një rregullim të ri me ndryshime kufijsh në Ballkanin Perëndimor, ai u shpreh se ndan bindjen e thellë që të gjitha këto lojëra mendimesh– kanë nevojë për një refuzim të qartë nga qeveria gjermane dhe Bashkimi Evropian: Kufijtë në rajon janë të paprekshëm dhe duhet të mbeten të tillë. Dhe unë jam shumë i lumtur, që ministri i Jashtëm Maas e ka formuluar aq bukur gjatë vizitës së tij në Kosovë se ideja e vizatimit të kufijve etnikë e ka vendin në koshin e historisë. “Të hënën e ardhshme ministrat e Jashtëm të BE do të merren përsëri me Ballkanin Perëndimor. Jo vetëm Sllovenia po ndjek kursin e vet, por edhe nga Franca dhe vende të tjera kanë vazhdimisht pengesa për të mbajtur premtimet ndaj Ballkanit Perëndimor, si në çështjet e bisedimeve të pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë apo liberalizimin e vizave për Kosovën. Mendoj se është e rëndësishme që perspektiva e BE nuk ka qenë vetëm përgjigjja për luftërat e viteve nëntëdhjetë, por duhet të jetë përgjigjja e denjë për t'iu kundërvënë ideve të non-paper të tillë, ideve të rindarjes etnike”, tha Sarrazin. Ai shtoi se dobësia e BE prezantohet nga njëra anë përmes një përçarjeje të mundshme në qendrimet e BE, por edhe përmes mungesës së besueshmërisë, që ne vërtet duam ta çojmë përpara me të gjitha forcat procesin e zgjerimit. Prandaj është tejet e rëndësishme që të zhvillohen negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë, që ne të forcojmë përsëri besueshmërinë në BE”, tha politikani gjerman.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23