Dy ditë kanë mbetur nga takimi i 14 shtatorit në Bruksel mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic, e pavarësisht deshtimeve në përballjet e mëhershme mes dy liderëve, BE sërish ka pritshmëri për rezultatin. I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd Miroslav Lajçak, deklaroi se është duke punuar drejt “rezultateve pozitive” në procesin e dialogut.