Policia e Vlorës ka vijuar në orët e para të mëngjesit të sotëm me kontrollet e kamionëve të cilët transportojnë mbetjet inerte, duke evidentuar hedhjen e këtyre të fundit në pikat e miratuara nga bashkia e Vlorës. Kujtojmë, se ditën e djeshme forcat e policisë bllokuar 10 kamionë që hidhnin inerte në zonën e plazhit të qytetit bregdetar.