Një stuhi e fuqishme dhe e pazakontë rerë ka shkaktuar të paktën 6 të vdekur në Sao Paulo të Brazilit, ndërsa e zhyti qytetin në skena apokaliptike pai bllokoi krejtësisht horizontin, duke mbjelle panik mes banorëve. Pamjet e reve gjigande në ngjyrë të portokalltë u përhapën me shpejtësi në internet. Kjo është hera e tretë që nga fundi i shtatorit që zonat rurale të Sao Paulos dhe Minas Gerais gjenden përballë skenash të tilla që kanë tmerruar njerëzit.