Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan rrëzoi projektligjin mbi shpenzimet të republikanëve i mbështetur edhe nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump. Kongresi amerikan mbetet kështu pa një plan të qartë për të shmangur mbylljen e qeverisë ndërsa afatet për financimin e saj skadojnë mesnatën e kësaj të premteje.