Deri në dorëzimin e stafetës, Anthony Blinken vazhdon punën. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua në bruksel me kreun e NATO-s Mark Rutte, të cilin e garantoi se administrata e presidentit Joe Biden do ta forcojë mbështetjen e saj për Ukrainën në muajt përpara se Donald Trump të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, e madje theksoi se edhe do të përpiqet të forcojë aleancën gjatë kësaj kohe.