Top Channel/ Blinken siguron: Konfliktet sa më larg Ballkanit Perëndimor
29/11/2023 22:23

“NATO do vazhdojë të ofrojë siguri për Ballkanin Perëndimor, pasi Perëndimi nuk dëshiron të shohë rikthimin e konflikteve të së kaluarës në këtë rajon”. Deklarata u bë nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në përfundim të takimit të ministrjave të Jashtëm të vendeve të NATO-s, në Bruksel. “Një gjë që nuk na duhet në të ardhmen është kthimi i konflikteve në Ballkan. NATO-ja ka luajtur rol thelbësor për të ndihmuar shtetet e rajonit që të përparojnë në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe për qëndrueshmërinë më të gjerë evropiane”, tha sekretari Blinken mes debateve për shtimin e pranisë ushtarake të NATO-s për shkak të shqetësimeve se situata e pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon. Tensionet e muajit shtator që kulmuan me sulmin e Banjskës në Kosovë nxiti shqetësimin e vendeve perëndimore se Rusia mund të përpiqet të nxisë konflikte në Ballkan për të shmangur vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë, ndaj edhe sekretari Blinken u shpreh se: “Aleanca është përgjigjur me vendosmëri ndaj aktorëve që synojnë të destabilizojnë veriun e Kosovës, siç e kemi parë më herët gjatë këtij viti, duke vendosur trupa shtesë në kuadër të KFOR-it. Po ashtu kemi thelluar bashkëpunimin tonë me forcën e udhëhequr nga Bashkimi Evropian në Bosnje e Hercegovinë. Kjo po ashtu ishte pjesë e rëndësishme e bisedës sonë gjatë këtyre dy ditëve”. Aleanca tha se po shqyrton shtimin afatgjatë të trupave për të ruajtur qëndrueshmërinë në rajon, ndërsa u bëri thirrje palëve që të punojnë në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve. Pamjet: AFP

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06