Sekretari i Shtetit Antony Blinken mbërriti të dielën në Kinë për të filluar bisedimet dy-ditore në një nga vizitat e rralla që prej pesë vitesh të nivelit të lartë ndërsa dy fuqitë po përpiqen të qetësojnë ujërat mes rivalitetit të nxehur. Të dyja palët kanë bërë thirrje për përmirësimin e komunikimit dhe parandalimin e konfliktit, me dy ekonomitë më të mëdha të botës që kanë kundërshtime mbi një sërë çështjesh duke filluar nga tregtia, teknologjia dhe siguria rajonale. Blinken dhe ndihmësit e tij e hapën vizitën dy ditore duke takuar ministrin e jashtë Qin Gang në një vilë shtetërore në kopshtet antike Diaoyutai të Pekinit. Qin and Blinken ecën drejt një tapeti të kuq dhe shtrënguan duart ngjitur me flamujt kombëtarë , ndërsa pas tyre qëndronte një pikturë me male të thepisura dhe re të zymta. Biseda mes tyre zgjati disa orw ndwrsa, sipas departamentit amerikan tw shtetit, u ra dakord pwr stabilizim tw marrdhwnieve dypalwshe.