Top Channel/ Blinken do takojë Dumanin! DASH konfirmon Top Channel. Takim me Ramën dhe kreun e SPAK
09/02/2024 19:33

Siç edhe Top Channel e paralajmëroi ekskluzivisht të martën, Departamenti Amerikan i Shtetit, zyrtarisht njoftoi vizitën e sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Shqipëri. DASH thotë se sekretari Blinken do të udhëtojë drejt Shqipërisë dhe Mynihut në Gjermani në datat 14 dhe 17 Shkurt. Në Tiranë, Sekretari Blinken thotë DASH do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i fortë në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”. Mësohen detaje të tjera nga Top Channel se përse sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken viziton Shqipërinë, më 15 shkurt dhe çfarë mesazhesh synon të përcjellë. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve në dijeni të kësaj vizite, raporton se tre janë qëllimet e ardhjes në vendin tonë. Falenderim për Shqipërinë për pritjen dhe strehimin e mbi 2,000 refugjatëve afganë të cilët erdhën në vitin 2021. Sugjerohet edhe mundësia e shkuarjes të Antony Blinken në Shëngjin për të parë vendin ku u shtrehuan afganët, e biseduar me ata afganë, të cilët vijojnë të jenë ende atje. Sikurse për të falënderuar e vlerësuar edhe njëherë tjerë rolin e Shqipërisë në Rajon dhe atë çfarë prodhoi vendi ynë si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Përmes kësaj vizite sekretari Blinken synon të ritheksojë mbështetjen amerikane ndaj prokurorisë speciale SPAK. Sa i përket se kë do të takojë të Blinken në Tiranë, sugjerohet se në agjendën e deritanishme parashikohen vetëm dy takime. Me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e SPAK Altin Dumani. Megjithatë agjenda e takimeve mund të ndryshojë e të përfshi persona të tjerë. Sekretari Blinken po ashtu do të takohet me stafin e ambasadës amerikane në Tiranë për ti falënderuar, në përçimin dhe zbatimin e direktivave të DASH në forcimin e demokracisë shqiptare e përmbushjen e një prej prioriteteve të administratës Biden, luftën ndaj korrupsionit në nivel global. Interesante nga kjo vizitë, thekson në raportimin e tij për edicionin qendror të lajmeve gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, është edhe një detaj tjetër. Sekretari Blinken pritet të shoqërohet në Tiranë, prej ish- ambasadores amerikane në Shqipëri Yuri Kim, e cila tashmë në DASH mban detyrën e Zëvendës Asistentes të sekretarit Blinken për Europën dhe Euro Azinë, detyrë e cila e bën atë të jetë e angazhuar me zhvillimet në vendin tonë. Pas vizitës në Tiranë sekretari Blinken do të udhëtojë drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Historiku vizitave të sekretarëve amerikan të shtetit të Shqipëri 1-James Baker 22 Qershor 1991 2-Madeleine Albright 19 Shkurt 2000 3-Collin Poëell 25 Shtator 2003 4-Hillary Clinton 1 Nëntor 2012 5-John Kerry 14 Shkurt 2016.

Top Channel/“Iu bëre me shenjë”, nxiti gjimnazistët të hidhnin kapsollë, shoqërohet i riu në Elbasan
17/10 12:14
Top Channel/ “S’jam kriminel”/ 16-vjeçari heq maskën: Rrezikoj jetën për t’u rrahur nga policët
17/10 12:10
Top News- Studentët nisin ‘trazirat’ në Durrës, bllokojnë rrugët dhe përdorin mjete piroteknike
17/10 12:06
Top Channel/ “Nuk bllokon njeri protestat”, mësuesi i bashkohet të rinjve në Korçë: Vetëm dhunë jo
17/10 12:05
Top News- U dhunua nga policia/ 21 vjeçari me dëmtim të vertebrës dhe goditje në kokë
17/10 12:02
Top Channel/ Tensionohet situata në Durrës, protestuesit thyejnë xhamat e postës shqiptare
17/10 11:59
Top Channel/ Nis protesta në Elbasan, të rinjtë marshojnë në bulevard, apel qytetarëve t’u bashkohen
17/10 11:58
Top Channel/Protesta në Korçë, një grup i vogël qytetarësh marshon në Pedonale, ndalet para Bashkisë
17/10 11:56
Top News- Studentët në Durrës mblidhen para godinës së Bashkisë së Durrësit, thirrje për dorëheqje
17/10 11:46
Top Channel/ Nisin grumbullimet para Bashkisë së Durrësit, nisin shoqërimet nga policia
17/10 11:38
Top Channel/ Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, bëhen gati autobotet me ujë
17/10 11:21
Top Channel/ Blindohet ministria e Arsimit, bëhen gati autobotët, krijohet dhe kordoni policor
17/10 11:20
Top News – ‘Mos keni asnjë merak…’. Rama prezanton ‘Dëmi im’ dhe premton: Nuk na ndalin dot!
17/10 11:15
Top Channel/ Kryeministria ndan pamjet, momenti kur protestuesit thyejnë hyrjen e biznesit dhe…
17/10 10:58
Top Channel/ “Dëmshpërblim për bizneset”, Rama prezanton ‘Dëmi im’: 10 grupe të Tatimeve në terren
17/10 10:57
Top Channel/ Sot pritet protesta e pestë, makina e Ramës largohet nga Kryeministria
17/10 10:56
Top News- Bizneset e dëmtuara nga protesta, Rama nxjerr video të vjedhjeve e shkatërrimit të pronës
17/10 10:22
Top News- Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në e-Albania: 10 grupe të Tatimeve në terren
17/10 10:03
Top Channel / Trump do ta shkarkojë zëdhënësen, Rekord “i zi” në zyrën për shtyp
16/10 23:29
Top Channel / Reagon Avokati i Popullit Shabani: Mbipopullim në komisariate
16/10 23:28