Dhjetëra efektivë dhe mjete policie janë vendosur në anë të rrugës te kryesia e Kuvendit në pritje të mbërritjes së protestuesve të opozitës, të cilët të udhëhequr nga Berisha kanë nisur marshimin nga selia e PD-së. Protesta e opozitës është thirrur pak ditë më parë nga Berisha, i cili refuzoi përballjen në Këshillin e Mandateve për heqjen e imunitetit të deputetit duke theksuar se nuk pranon të poshtërohet publikisht institucioni më të rëndësishëm të shtetit.