Blegtori 55-vjeçar Nardi Murataj për gati 20 vjet i është përkushtuar blegtorisë, në rritjen mbarështimin dhe shitjen në treg të produkteve të qumështit dhe mishit të deles. Në vitin 2004 blektori e nisi me 100 krerë dhen, dhe nga viti në vit, e rriti tufën duke arritur sot në më shumë se 300 krerë dhen në Levan të Fierit. “Blegtoria është një profesion i vështirë pasi kërkon 24 orë shërbim ndaj tufës sē dhenve ndaj ai ka angazhuar 2 djemtë e tij ne kujdesin ndaj tufës. Ata sot marrin gati 100 litra qumësht në ditë“- tha Murataj.