Bledi Çuçi Ministër i Punëve të Brendshme në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, tregon se përse e përzgjodhi Gledin Nanon për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, si pasardhës i të dorëhequrit Ardi Veliu. Ministri Çuçi liston disa prioritete që e presin drejtorin e ri të policisë po ashtu ai flet edhe për disa ngjarje të fundit kriminale në vend që lidhen me tentativat e krimit të organizuar për të gjetur rrugë të reja në trafikun e lëndëve narkotike.