Shtatë pronarë argjendarish në Tiranë janë proceduar penalisht, mes tyre edhe një grua. Në shtatë dyqanet e tyre në rrugën “Myslym Shyri” dhe “Rrugën e Dibrës” tregtoheshin bizhuteri të një marke të mbrojtur, produktet e së cilës nuk lejohen që të shiten në dyqane të palicencuara.