Top Channel/ Biletat e autobusëve me kartë? Plani për “POS”, reagon shoqata: Nëse miratohet…
25/05/2026 20:04

Nëse të gjithë operatorët e transportit publik implementojnë sistemet POS-POI për pagesat, bileta për qytetarët nuk do të kushtojë më 40 lekë, por 30 lekë më shumë. Detyrimi i Tatimeve për të implementuar sistemet POS/POI për të gjitha bizneset që operojnë me para në dorë, ka ngritur shqetësimin e shoqatave të transportit në të gjithë Shqipërinë. Për Top Channel shoqatat shprehen se operatorët e autobusëve janë njoftuar për detyrimin e pagesave elektronike me kartë ndërsa theksojnë se zbatimi praktik i këtij sistemi do të sjell kosto dhe vështirësi për sektorin. “Transporti publik urban funksionon mbi një model me volum shumë të lartë transaksionesh dhe vlerë shumë të ulët për çdo pagesë individuale, ku aktualisht tarifa e biletës së transportit publik qytetas është vetëm 40 lekë për udhëtar. Në këto kushte, aplikimi i pagesave elektronike përmes POS/POI sjell një kosto të konsiderueshme financiare dhe operative për operatorët e transportit publik.” Në vijim të shqetësimit të penaliteteve që mund të aplikohen nga administrata tatimore duke filluar nga 1 qershori, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i është drejtuar institucioneve shtetërore me një kërkesë zyrtare për sqarime mbi vendosjen e pajisjeve elektronike të pagesave. A do të vendosen këto pajisje si do të realizohen këto pagesa, kush do të mbajë kostot e komisioneve bankare dhe a do të ketë mbështetje financiare nga shteti?

Top Channel/ Manja-Shehajt: Fitove 13 milionë euro me një vilë…Kapri: Ky është shantazh
26/11 20:50
“Zbatoni vendimin e Kushtetueses!”Tabaku Manja: Nuk është pezulluar i gjithë akti normativ
26/11 20:47
Top Channel/ “Rama në burg, Berisha në burg”, Braçe sfidon Berishën: Vish fustanin e Elisës
26/11 20:44
Top News – AKU bllokon mbi 2 tonë mish. Fier, mbahej në kushte të papërshtatshme sanitare
26/11 20:36
Vjedhja galopante në shtëpinë e William në Angli! Shqiptarët marrin orën dhe…
26/11 20:19
Trump paralajmëron tarifa të reja ndaj Kinës/ Përshkallëzohet lufta tregtare mes dy vendeve
26/11 20:18
Top News – Gjyqi për fraksionin e dosjes ‘Veliaj’. GJKKO jep vendimin për tetë të akuzuarit
26/11 20:17
Top News- Plantancion kanabisi mes pyjeve/ Dy shqiptarë ruanin ‘të mbjellat’, kapen tonelata drogë
26/11 20:01
Top Channel/ Vendimet për dosjen “Veliaj”, dënohet Abule dhe 6 të tjerë. Dy të pafajshëm
26/11 19:58
Top Channel/ Festa kuqezi në Selanik, mesazhe miqësie mes dy vendeve
26/11 19:53
Top Channel/ Parti e re nga studentët, krijohet “Të Bashkuar për Shqipërinë”
26/11 19:42
Top Channel/ Rama thirrje investitorëve: BE vlerësoi Shqipërinë, jemi një destinacion i ri
26/11 19:41
Top Channel/ BE: 2027, viti i Shqipërisë! Kos: Keni bërë progres, por luftoni korrupsionin
26/11 19:38
Top Channel/ Përplasje në Kuvend për tubimet, PD kërkon tërheqjen e aktit normativ
26/11 19:35
Top Channel/ “Si u bë piktorë ky” Berisha përplaset në Kuvend me Gonxhen: Plakë matuf, zhele
26/11 19:34
Top Channel/ Jo gjoba protestuesve! Gjykata Kushtetuese pezullon aktin normativ
26/11 19:32
Top News- “Më djeg nga brenda”, Magyar mban premtkmi, nxjerr 60 mije informatorët
26/11 19:26
Top Channel/ Berisha: Arsimi në rënie të lirë, po shkatërroni universitetet, të ardhmen e studentëve
26/11 19:03
Top News – Arrestohen 3 trafikantë nga Saranda. U kapën me 66 kg marijuanë në kufirin grek
26/11 18:52
Top News -Kushtetuesja pezullon gjobat e protestuesve, bllokon zbatimin e aktit normativ të qeverisë
26/11 18:52