Pesë javë më parë, teksa njoftonte tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani, presidenti Joe Biden bëri dhe një deklaratë që asokohe u kalua si në heshtje: ai tha se marrja e vendit nën kontroll nga talebanët nuk ishte e pashmangshme. Tani që grupi islamik e bëri vërtet një gjë të tillë, Biden gjendet në një situatë të vështirë pas një serie llogaritjesh të gabuara që kanë dëmtuar besueshmërinë e Shteteve të Bashkuara.