Top Channel/ “Bie” partia e Merkel, sondazhet: zgjedhjet në Gjermani i fitojnë të Gjelbrit!
03/05/2021 20:24

Një erë e gjelbërt ndryshimi duket se po fryn në Gjermani. 6 nga 10 sondazhe të publikuara javët e fundit i vendosin në krye ambjentalistët, te cilat spostojnë sipas tyre në vend të dytë koalicionin qeverisës kristian-demokrat të Angela Merkelit. Anketimet i japin Partisë së Gjelbër fitoren në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen pas 5 muajsh. Pejsazhi politik i vendit ka qenë shumë më rezistent ndaj luhatjeve të pushtetit sesa ai i mjaft fqinjeve europianë. CDU-ja ka arritur ta cimentojë në vite statusin e saj të forcës politike supreme teksa simotrat e veta në France e Itali janë zhytur në harresë. Megjithatë, sondazhet e fundit tregojnë se konservatorët, që kanë drejtuar vendin këto 16 vitet e fundit, mund të humbasin fronin e partisë më të madhe të Bundestag në 26 shtator. Annalena Baerbock do të jetë kandidatja për kancelare e partisë ambientaliste „Aleanca 90-të/Të Gjelbërit”. Juristja deklaron se i kanë mjaft të qarta idetë për postin e kancelarit në Gjermani. “Qëllimi është „të ndryshojmë në vend që të premtojmë", thotë ajo. Në sfondin e kuotave të larta që ka arritur partia qysh nga viti 2018 në sondazhet elektorale, për herë të parë ekologjistët vendosën të emërojnë një kandidat për kancelar në zgjedhjet parlamentare. Baerbock shfaqet plot besim në vetvete, edhe pse nuk ka përvojë në qeverisje.

Top Channel/ Mbretëria e Bashkuar më pranë rikthimit në BE
19/11 23:25
Top Channel/ Rusi-Ukrainë, bota flet për paqe por sulmet shtohen
19/11 23:22
Top Channel/ Trump “presion” BE: Mjaft hodhët miliarda për një luftë
19/11 23:20
Top News- Bombardimi i urës së Krimesë/ Putin zotohet për përgjigje ‘të dhimbshme’ ndaj Ukrainës
19/11 23:00
Top News- Skenarë për sulme të reja amerikane/ Trump për Iranin: Do të shohim pas 1 janarit
19/11 22:57
Top Channel/ Anthropic trondit Wall Street! Vlerësohet më shumë se SpaceX
19/11 22:48
Top News- Refuzohet ‘Jalta 2.0’,Evropa i del kundër Trump, Putinit e Xi: Ukraina s’negociohet pa ne!
19/11 22:48
Top Channel/ “Ndihem budalla”! Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët
19/11 22:33
Top Channel/ Pse Shtëpia e Bardhë konfiskoi telefonat e gazetarëve në Air Force One?
19/11 22:29
Top Channel/ Alarm në Skoci, policia kërkon ndalimin e shitjes së skuterëve elektrikë!
19/11 22:26
Top News- Putin paralajmëron Ukrainën dhe BE: Bëni kompromis ose do të përballeni me realitet të ri
19/11 22:09
Top News – Huthët sulmojnë Riadin. Goditet rrokaqielli, alarm në Arabinë Saudite
19/11 21:00
Top News- Bosnja i ndalon hyrjen Radoiçiç/ Konsiderohet kërcënim për sigurinë kombëtare
19/11 19:00
Top Channel/ Van Gogh, rekord 190 milionë dollarë, marrëveshje me trashëgimtarët hebrenj
19/11 15:38
Top Channel/ Takimi me Xi dhe Putin, Trump: Po shkruajmë historinë, bashkë për paqen!
19/11 15:16
Top Channel/ Trump, Xi e Putin me deklaratë paqeje: “Luftën bërthamore nuk e fiton askush”!
19/11 15:00
Top News – Gjenocid kundër myslimanëve Rohinga / Gjykata më e lartë e OKB-së dënon Mianmarin
19/11 14:56
Top News – Luftë me Iranin pas 1 janarit… / Trump: Do të shohim çfarë do të ndodhë
19/11 14:55
Top News – OKB, së shpejti pa udhëheqës / Gara për të gjetur pasuesin e Guterres ngec në vend
19/11 14:39
Top News – Bombardues dhe valixhe bërthamore / Tre liderët ‘shkruajnë historinë’ në siguri maksimale
19/11 14:38