Mbështetja për presidentin amerikan, Donald Trump ka rënë në 38 për qind, niveli më i ulët ky që nga janari, kur republikani u rikthye në Shtëpinë e Bardhë. Një sondazh i Ipsos-it për Reuters tregon se pakënaqësia më e madhe e amerikanëve ndaj tij në këtë moment lidhet me mënyrën si po e trajton krizën e kostos së lartë të jetesës dhe çështjen e Jeffrey Epstein.